fbpx
E diel, 10 Nëntor, 2024

EKSPERTËT SHËNDETËSORË: KOLLIN TRAJTOJENI ME MJALTË, JO ME ANTIBIOTIK

Zyrtarët shëndetësorë të Mbretërisë së Bashkuar kanë thënë se përdorimi i mjaltit dhe metodave tjera alternative është mënyrë më e mirë për ta trajtuar kollin sesa të përdorni antibiotikë.

Pra, ndonëse kur keni qenë në fazën e parë të sëmundjes ju keni menduar se duke përdorur antibiotikë do të shëroheshit më lehtë, udhëzimet e reja thonë se kjo mund të mos jetë aq efikase sa mendoni.

Lexoni edhe..

Ekspertët e kanë theksuar faktin se kolli mund të trajtohet shumë lehtë brenda pak ditëve apo javëve pa nevojën për të përdorur antibiotikë.

Megjithatë, ata bëjnë të ditur se nëse simptomat e kollit vazhdojnë të keqësohen dhe pacienti fillojë të ketë probleme me frymëmarrje apo të ndihet shumë keq duhet të kontaktojë me doktorin për t’u këshilluar.

Siç bëjnë të ditur ata, mjalti mund të blihet pa përshkrim nga mjeku dhe mund t’ju lirojë nga kolli falë përmbajtjes së disa përbërësve shërues, siç është pelargoniumi, guaifenesini, etj.

Të ngjajshme