Bullgaria ka vendosur veto për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut, kjo për shkak se sipas saj maqedonishtja është dialekt i bullgarishtes dhe se identiteti maqedonas është artificial i krijuar pas Luftës së Dytë Botërore nga Marshall Tito, informon foldrejt.com.
Në lidhje me këto zhvillime, eksperti gjerman i Europës Juglindore, Ulf Brunnbauer, në një intervistë për median më të madhe zvicerane NZZ jep detaje për figurën më të kontestuar të muajve të fundit.
“Mund të themi se Delçevi ishte bullgar. Ai kështu e ka quajtur veten. Përkundër kësaj, politikisht ai ishte një maqedonas. Vizioni politik i tij ishte një Maqedoni autonome brenda një Federate Republikane Ballkanike. Ai nuk kishte të bëntë fare me monarkinë e atëhershme bullgare. Si veprimtar, për të ishte pak e rëndësishme origjina etnike sa ishte identiteti politik,” tha Brunnbauer, përcjell foldrejt.com.
Por Brunnbauer thotë se Bullgaria duhet të tërheq veton, pasi në të kundërt kjo mund të tensionojë raportet në rajonin ballkanik./Foldrejt.com