Mbi Ballkanin ka përsëri tensione. Kosova kërkon të ketë ushtrinë e vetë, në anën tjetër Serbia proteston. Sesa e rrezikshme është situata, ka folur eksperti i Ballkanin, Dusan Reljic për një intervistë për gjermanen RND.
“Deklaratat agresive nga Beogradi dhe Prishtina tregojnë qorrsokakun ku ndodhet politika e tyre, megjithatë nuk është gjendja aq alarmante për luftë për shkak se mbi Kosovë janë të stacionuar rreth 5000 trupa të KFOR-it. Askush nuk ka interes të përballet me këto trupa,” tha eksperti, përcjell foldrejt.com.
Ai shtoi se në kohën kur Rusia qëndron në anën e serbëve dhe SHBA në anën e kosovarëve, BE duhet të marrë në duart e veta politikën e shtete në kontinentin plak.
“85 përqind e tregtisë së shteteve të Ballkanit Perëndimor po orientohet drejt BE-së, kurse një e katërta e banorëve të këtij rajoni kanë emigruar në 20 vitet e fundit – kryesisht në BE. Kjo do të thotë që BE të mos tregojë forcat e saj paqësore në Mali dhe Afganistan, por në vendet e Ballkanit Perëndimor, që të krijojë struktura stabile ekonomike, politike dhe sociale – ose sëpaku ti kërkojë ata.”
Më tej eksperti shton se në parim është kundër ndarjeve të shteteve në vija etnike, por në të njëjtën kohë shton se ka dyshime nëse BE do jetë aq e angazhuar për të sjellur paqe në këtë rajon dhe nëse vërtet dëshiron t’i pranojë në gjirin e saj. Kjo pasi BE ka probleme të brendshme me popullistët dhe në këtë grup është edhe presidenti francez Emanuel Macron.
Në fund Reljic thotë se për nga populsia Ballkani Perëndimor ka vetëm 3.5 përqind të banorëve europianë dhe kjo nuk do mbipopullonte BE-në. Megjithatë banorët e këtij rajoni nuk kanë privilegjin, që tregjet e tyre publike të paguhen nga struktura e fondit të BE.
“Për këtë këto shtete e kanë të vështirë të jenë stabile ekonomikisht dhe politikisht. Kështu që emigrimi nga këto vende do vijojë të ndodhë. Të aftët largohen, kurse klasa e mesme po zvogëlohet ndjeshme. Këto shoqëri do gjakosen, në rast se nuk marrin mbështetje financiare nga BE,” tha ai në fund./Foldrejt.com