Kryeministri i vendit Avdullah Hoti ka njoftuar se janë ekzekutuar pagesat shtesë për stafin shëndetsor.
“Jam shumë i lumtur që po ju dalim krah heronjëve tanë, atyre që po sakrifikojnë që nga ditët e para të shfaqjes së pandemisë.” -tha Hoti.
Shtesa për mjekë është 250 euro në muaj, për infermierët 150 euro dhe për stafin mbështetës 100 euro në muaj.
Postimi i plotë:
Jam shumë i lumtur që po ju dalim krah heronjëve tanë, atyre që po sakrifikojnë që nga ditët e para të shfaqjes së pandemisë.
Sot, janë ekzekutuar pagesat shtesë për stafin shëndetësor, për heronjët tanë!
Për mjekët, shtesa është 250 euro në muaj, për infermierët 150 euro, kurse për stafin mbështetës nga 100 euro për muaj. Për mjekët dhe infermierët, pagesat janë bërë për muajin shtator dhe tetor, ndërsa për stafin mbështetës për muajt korrik, gusht, shtator dhe tetor.
Punimi në foto është i artistes, Mimoza Rraci!