Kur Ebreha (mbreti jemenas i shek. VI) marshoi me ushtrinë e tij për të prish Qaben, iu afrua qytetit të Mekës, kurse ndër pasuritë që ai kishte fut në duar ishin edhe 200 devetë e fisit kurejsh!
I pari i fisit ishte Abdulmutalibi gjyshi i profetit Muhamed, nëna e të cilit pritej që ta lindte sëshpejti Muhamedin e vogël!
Me të kuptuar Abdulmitalibi se Ebreheja i është afruar Mekës, tha që ne nuk mund të ballafaqohemi me ushtrinë e tij, andaj vendosi që të takohet me Ebrehan.
Në bisedën e zhvilluar ndërmjet tyre, fjalët e para që i pari i fisit kurejsh ia drejtoi Ebrehas ishin, “Mi kthe 200 devetë që mi ke marrë”!?
Ebreheja u habit nga fjalët e tij e i tha:
“Kur të pashë, më pëlqeve shumë, kurse tani u ftoha prej teje. Po më përmend dyqind deve që të kam marrë, por nuk po përmend Shtëpinë, e cila është simbol i fesë tënde dhe fesë së të parëve tu, të cilën unë erdha që ta shemb”.
Abdulmuttalibi i tha: “Unë jam pronar i deveve, ndërsa Qabeja e ka Zotin e saj, që e mbron!
Epilogun e kësaj ngjarje që shënohet në librin më të hershëm mbi biografinë e profetit Muhamed, na e tregon Kur’ani në 5 versetet e kaptinës el-Fil (Elefanti).
* * *
Kur establishmenti francez ballafaqohet nga moszgjithja e problemeve që ka shoqëria franceze, e ndihet e kërcënuar nga openentët politikë shënjestrimi i Islamit dhe myslimanëve në Francë bëhet një good buiseness për elitat politike. Në vitin 2016 Francis Fillon në zgjedhjet brendapartiake të republikanëve francezë për garën presidenciale të vitit 2017, deklaroi se Franca ka problem me Islamin.
Në librin Politika e Ferexhesë autori Joan Wallach mjaft bukur prek tematikat e atilla.
Rim Alouane nga Universitetin Toulouse pohon se “Fanatizmi anti-musliman rrit audiencat në rrjetet e lajmeve 24/7 dhe lejon që politikanët të jenë më të dukshëm. E djathta ekstreme mund të mos jetë në pushtet në Francë, por fryma e saj është padyshim ”.
Mospërmendja e Macronit të grupeve ekstreme ultra të djathta, të cilët i fryejnë tezës gjoja të “zëvendisimit të madh”, madje që edhe terroristi i Chrsitchurchit e quajti manifestin e tij kundër myslimanëve në Nju Zeland, por që kohëve të fundit është popullarizuar në Francë duke i paraqitur emigrantët myslimanë si rrezik për kulturën dhe qytetërimin evropian, vërtetë përbën kërcënim serioz që lëkund kohezionin e brendshëm jo vetëm të shoqërisë së Francës por edhe Unionit Evropian dhe vlerave liberal demokrate që është ndërtuar Evropa tash e 70 vite. Kjo shfaq krizën e vërtetë që po kalon Franca e Evropa, por jo edhe Islami!
Macroni ndihet i kërcënuar nga Lepeni, ai atakon myslimanët për të fituar votat e të djathtëve, ndërsa ai dhe Charlie Hebdo, profetin Muhamed mund ta dëmtojnë aq sa e dëmtuan Qabenë elefantët e Ebrehasë! -Muhamed Jashari