Emergjenca në QKUK dyshohet se nuk ka autoambulanca të mjaftueshme, shkak se duhet të jenë prezente automjetet e emergjencës në Sunny Hill.
Këtë për Gazetën Fol Drejt e ka raportuar një qytetar, i cili ka dashur të mbes anonim, qytetari është familjar i pacientës.
“Emergjenca sot e kanë marrë familjaren (gati e palevizshme osht) edhe e kanë dërgu në Emergjencë edhe pas trajtimit që ia kanë ba (elhamdulilah shumë trajtimi i mirë) i kanë thanë pacientes duhet me kthy ju vet në shtëpi me kerre private se na nuk kemi kerre të mjaftueshme të ambullantës, e arsyeja pse nuk kanë autoambulanca të mjaftueshme është që disa prej tyre po duhet me nejt 24/7 në Sunny Hill”, ka thënë familjari i pacientes, transmeton Fol Drejt.