fbpx
  • TË FUNDIT
Bashkimi Evropian dërgon dy miliardë euro në Ukrainë

Ende nuk dihet asgjë rreth vlerës së koeficientit të pagave

18 Janar, 2023
Ekipe shpëtimi nga Holanda dhe Rumania nisen për ta ndihmuar Turqinë pas tërmetit

SHBA: Organizata joqeveritare brenda 24 orëve grumbulloi 10 milionë dollarë ndihma për viktimat e tërmetit në Turqi

8 Shkurt, 2023
Kryeministri Kurti për vendimin mbi targat: Kemi treguar vendosmërinë për zbatimin e vendimeve tona

Objekti i Qeverisë së Kosovës do t’i marr ngjyrat e flamurit turk

8 Shkurt, 2023
Media indoneziane: Messi dhuron 3.5 milionë euro për Turqinë dhe Sirinë

Media indoneziane: Messi dhuron 3.5 milionë euro për Turqinë dhe Sirinë

8 Shkurt, 2023
Goditje prej 6 ballë nga tërmeti në…

Pas tërmetit shkatërrues në Turqi, janë regjistruar 648 pasgoditje

8 Shkurt, 2023
Gjendja me Covid-19: 4 të vdekur dhe 717 raste të reja

31 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

8 Shkurt, 2023
Pentagoni vlerëson se Ukraina mund ta fitojë luftën kundër Rusisë

Pentagoni miraton shitjen e sistemit raketor HIMARS Polonisë

8 Shkurt, 2023
Shkencëtarët janë në rrugë të mbarë për të zhvilluar vaksinën e parë kundër kërpudhave vdekjeprurëse

Shkencëtarët janë në rrugë të mbarë për të zhvilluar vaksinën e parë kundër kërpudhave vdekjeprurëse

8 Shkurt, 2023
VIDEO/ Aksident i rëndë në Kumanovë, goditet vetura e policisë

VIDEO/ Aksident i rëndë në Kumanovë, goditet vetura e policisë

8 Shkurt, 2023
Nga janari deri në shtator janë shënuar 1 mijë e 167 raste të reja me kancer në Kosovë

Njëmbëdhjetë lloje të kancerit që po bëhen më të zakonshme tek njerëzit nën moshën 50 vjeç

8 Shkurt, 2023
Turqi/ Zërat që thërrisnin për ndihmë nën rrënoja, kanë filluar të shuhen

Turqi/ Zërat që thërrisnin për ndihmë nën rrënoja, kanë filluar të shuhen

8 Shkurt, 2023
Fol Drejt
E mërkurë, 8 Shkurt, 2023
Kontakt
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE
No Result
View All Result
Fol Drejt

Fillimi » Ende nuk dihet asgjë rreth vlerës së koeficientit të pagave

Ende nuk dihet asgjë rreth vlerës së koeficientit të pagave

3 javë më parë
in KRYESORE, EKONOMI
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Bashkimi Evropian dërgon dy miliardë euro në Ukrainë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp

Në më pak se tri javë pritet të hyjë në fuqi Ligji i ri i pagave në Kosovë, por asnjëri prej punëtorëve në sektorin publik nuk e di se sa do ta ketë pagën.

Ligji, i miratuar në dhjetor të vitit të kaluar, nuk e ka përfshirë vlerën e koeficientit, e cila përcakton një tavan deri ku mund të paguhet një punonjës i shtetit.

Si i tillë, Ligji është dekretuar tashmë nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe është publikuar në Gazetën Zyrtare.

Lexoni edhe..

Objekti i Qeverisë së Kosovës do t’i marr ngjyrat e flamurit turk

Turqi/ Zërat që thërrisnin për ndihmë nën rrënoja, kanë filluar të shuhen

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, thotë për Radion Evropa e Lirë se vlera monetare e koeficientit do të caktohet gjatë këtij muaji, por nuk jep detaje se sa mund të jetë ajo.

Sipas Ligjit për buxhetin e vitit 2023, i miratuar po ashtu në dhjetor të vitit të kaluar, buxheti i përgjithshëm për paga në sektorin publik do të jetë 745 milionë euro.

Aktualisht, paga mesatare bruto në Kosovë është rreth 480 euro në muaj.

Radio Evropa e Lirë ka marrë vesh nga burime brenda institucioneve të Kosovës se vlerat e diskutuara monetare të koeficientit janë 100 euro, 120 euro dhe 130 euro. Shuma e caktuar do të shumëzohej pastaj me nivelin e koeficientit – që varion nga 2 deri në 18 – dhe do të prodhonte vlerën e pagës.

Përfaqësues të punëtorëve kritikojnë Qeverinë për mospublikimin e vlerës së koeficientit dhe mospërfshirjen e saj në ligj.

“Jemi në pritje, urojmë që [koeficioneti] të mos jetë më i ulët se 120 euro”, thotë për Radion Evropa e Lirë Rrahman Jasharaj, kryetar i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK).

Me këtë vlerë të koeficientit, thotë ai, pagat në sektorin e arsimit do të rriteshin.

Për shembull, mësimdhënësit në arsimin e mesëm të ulët, nivelin e koeficientit e kanë 5.6. Paga e tyre është 530 euro – me vlerën monetare të koeficientit 120 euro, ajo do të rritej në 672 euro.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve në Administratë Publike, Ali Gashi, thotë se kjo organizatë ka kërkuar që vlera monetare e koeficientit të jetë 130 euro, por se për të nuk ka marrë garanci.

“Në një takim me kryeministrin [Albin Kurti] e kam pyetur se sa do të jetë vlera e koeficientit dhe më ka thënë përafërsisht 120 euro. Nëse nxirret një vlerë e koeficientit jo e dinjitetshme, atëherë jemi mashtruar nga Qeveria”, thotë Gashi për Radion Evropa e Lirë.

Ligji paraprak për pagat e shërbyesve civilë, i cili më pas është shfuqizuar, e ka pasur vlerën monetare të koeficientit 239 euro për vitin e parë të zbatimit të këtij ligji.

Ky ligj është miratuar në shkurt të vitit 2019, por, një muaj para se të niste zbatimi i tij – në janar të vitit 2020 – institucioni i Avokatit të Popullit e ka dërguar atë në Gjykatën Kushtetuese për, siç ka thënë, “vlerësimin e përputhshmërisë” së tij me Kushtetutën e Kosovës.

Edhe për Ligjin aktual për pagat, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), më 6 janar, ka deponuar tek Avokati i Popullit kërkesë për fillimin e hetimeve për, siç ka thënë, shkelje të të drejtave të njeriut.

IKD-ja, në këtë kërkesë, ka vlerësuar se Ligji cenon sigurinë juridike të nëpunësve të sektorit publik, duke mos e përcaktuar vlerën monetare të koeficientit.

IKD-ja, po ashtu, ka thënë se ka gjetur se Ligji në fjalë përmban disa dispozita, të cilat paraqesin trajtim të pabarabartë të nëpunësve të sektorit publik – aspekt ky që, sipas IKD-së, paraqet shkelje të nenit 24 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Institucioni i Avokatit të Popullit konfirmoi për REL-in se e ka pranuar këtë kërkesë dhe tha se do ta shqyrtojë “brenda afatit ligjor”, që është 30 ditë.

Me Ligjin e ri për pagat, niveli i koeficienteve sillet nga 2 deri në 18 – më i larti i takon vetëm presidentes së shtetit. Më i ulëti, ndërkaq, u takon pozitave si: rekrut/kadet i Forcës së Sigurisë së Kosovës, kadet policor, kadet doganor dhe kadet korrektues.

Paga e një punëtori do të llogaritet duke e shumëzuar nivelin e koeficientit të pagës së një pozite me vlerën monetare të koeficientit.

Ligji për paga zbatohet për punonjësit e sektorit publik, pagat e të cilëve financohen nga buxheti i shtetit, me përjashtim të punëtorëve të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI).

Numri i punonjësve që marrin paga nga buxheti i Kosovës është rreth 83 mijë.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë edhe projektligjin që do t’i hapte rrugë rritjes së pagës minimale, por nga qershori i vitit të kaluar – kur ka ndodhur kjo – nuk ka pasur ndonjë zhvillim tjetër.

Paga minimale në Kosovë aktualisht është 130 deri në 170 euro. Kjo vlerë, e pandryshuar qysh në vitin 2011, është më e ulëta në Evropë, sipas Agjencisë Evropiane të Statistikave, Eurostat./REL

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Biden shprehu ngushëllimet e tij për familjet e të vrarëve në rrëzimin e helikopterit në Ukrainë

Lajmi tjetër

Shtëpia e Bardhë: Komentet e Lavrov janë vërtet fyese

Të ngjajshme

Kryeministri Kurti për vendimin mbi targat: Kemi treguar vendosmërinë për zbatimin e vendimeve tona
KOSOVË

Objekti i Qeverisë së Kosovës do t’i marr ngjyrat e flamurit turk

8 Shkurt, 2023
Turqi/ Zërat që thërrisnin për ndihmë nën rrënoja, kanë filluar të shuhen
KRYESORE

Turqi/ Zërat që thërrisnin për ndihmë nën rrënoja, kanë filluar të shuhen

8 Shkurt, 2023
Dorëzohen dhjetëra ankesa te Avokati i Popullit, pas caktimit të vlerës së koeficientit të pagave
EKONOMI

Dorëzohen dhjetëra ankesa te Avokati i Popullit, pas caktimit të vlerës së koeficientit të pagave

8 Shkurt, 2023
Kosova përfiton grante nga Korniza Investuese e Ballkanit Perëndimor, në vlerë prej 57.6 milionë euro
KRYESORE

Kosova mbanë zi për Turqinë dhe Sirinë

8 Shkurt, 2023
I dënuar nga gjykata, arrestohet 19 vjeçari i kërkuar në Ferizaj
KRYESORE

Ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj gruas, arrestohet gjakovari

8 Shkurt, 2023
Njoftim me rëndësi për ata që nuk i kanë marrë 130 euro nga Pako Emergjente pas aplikimit
KRYESORE

Në Prizren deponohen 600 euro të falsifikuara, rasti në hetime

8 Shkurt, 2023
Shfaq më shumë

RRETH NESH

Fol Drejt është një dritare e pavarur, që ka për synim informimin e drejtë dhe të paanshëm. Përpjekja për ngritjen e vetëdijes shoqërore, duke i rrahur çështjet të cilat i preokupojnë qytetarët, përbën një pjesë të misionit të cilin janë zotuar se do ta përmbushin gazetarët e këtij mediumi.

Politikat redaksionale kanë për tharm qasjen kritike, por jo shantazhin, qëndrimin e hapur ndaj të gjitha palëve, por jo lojalitetin karshi fenomeneve negative. Më saktë, këto politika, shtyllat bazë i kanë të ndërtuara mbi liritë dhe të drejtat e njeriut.

Platforma mbulon zhvillimet në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, rajon dhe gjetiu, kudo ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët. Diaspora, nga e cila vjen mbështetja financiare e portalit, do ta ketë vëmendjen e duhur.
Politika, kultura, shëndetësia, ekonomia, zhvillimet sociale dhe sfera të tjera, do të mbulohen me artikuj të ndryshëm, artikuj që i përmbushin standardet më të larta të një gazetarie profesionale.

Besoni në ne, bashkëpunoni me ne. Na ndiqni dhe na kontaktoni direkt në: [email protected]

Postime Së Fundi

  • SHBA: Organizata joqeveritare brenda 24 orëve grumbulloi 10 milionë dollarë ndihma për viktimat e tërmetit në Turqi 8 Shkurt, 2023
  • Objekti i Qeverisë së Kosovës do t’i marr ngjyrat e flamurit turk 8 Shkurt, 2023
  • Media indoneziane: Messi dhuron 3.5 milionë euro për Turqinë dhe Sirinë 8 Shkurt, 2023

NA NDIQ

Kontakti

Adresa: Mahir Domi 20, Prishtinë, Tophane 10000

Tel: +383 44 499 824

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 46 666 200

© 2021. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Fol Drejt SHPK

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • Cookie Policy (EU)
  • SPORT
No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2021. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Manage Cookie Consent
To provide the best experiences, we use technologies like cookies to store and/or access device information. Consenting to these technologies will allow us to process data such as browsing behavior or unique IDs on this site. Not consenting or withdrawing consent, may adversely affect certain features and functions.
Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}