Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha sot se Turqia kishte probleme me reagimin fillestar ndaj tërmetit që goditi rajonet jugore të vendit dhe deklaroi se numri i të vdekurve ishte rritur në 8,574.
Erdogan vizitoi rajonin për herë të parë që nga tërmetet shkatërruese që goditën Turqinë jugore dhe Sirinë, në të cilat u konfirmuan më shumë se 11,000 vdekje dhe më shumë se 6,400 ndërtesa u shembën.
Ai tha se në ditën e parë të tërmetit ka pasur probleme me rrugë dhe aeroporte, por se situata po përmirësohet me kalimin e kohës, transmeton Fol Drejt.