Presidentët e Rusisë dhe Turqisë, Vladimir Putin dhe Rexhep Tajip Erdogan, kanë biseduar me telefon për situatën në Ukrainë dhe zhvillimin e marrëdhënieve mes Moskës dhe Ankarasë, njoftoi sot zyra e liderit turk.
Gjatë bisedës, Erdogan falënderoi Putinin për qëndrimin e tij pozitiv ndaj zgjerimit të Iniciativës së Grurit të Detit të Zi.
Presidenti i Turqisë theksoi se është e rëndësishme të arrihet një përfundim diplomatik i armiqësive në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur, transmeton Fol Drejt.