Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka folur së fundi për raportet e ftohura mes Ankarasë dhe Tel Avivit. Ai tha se Turqia kërkon raporte të mira me Izraelin, por çështja palestineze është “vijë e kuqe”, informon foldrejt.com.
“Çështja palestineze është linja jonë e kuqe. Është e pamundur të pranojmë politikat izraelite mbi Palestinën,” tha Erdogan gjatë faljes së xhumasë në Stamboll. “Ne duam që marrëdhëniet tona ti vendosim në një pikë më optimale.”
Turqia ka tensionuar marrëdhëniet me Izraelin prej 2007. Ajo njihet e afërt edhe me Lëvizjen Hamas, që njihet si terroriste nga Izraeli dhe disa vende perëndimore./Foldrejt.com