“Qipriotët turq janë ndër përfituesit kryesorë të hidrokarbureve“
Një retorikë e fortë nga Rexhep Tajip Erdogan në çështjen e eksplorimit të hidrokarbureve në Qipro. Presidenti turk në fjalimin e tij pas samitit G-20 në Argjentinë tha:
“Në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë që të shkelen të drejtat e Republikës Turke të Qipros Veriore, e cila është një nga përfituesit kryesorë të hidrokarbureve të Mesdheut Lindor. Turqia është e vendosur të mbrojë të drejtat e saj si dhe të drejtat e turqëve qipriotë. Përforcimi i pranisë sonë në Mesdheun lindor është pasqyrim i vendosmërisë sonë.
Përderisa pala e qipriotëve grek injoron të drejtat kryesore të qipriotëve turq dhe për sa kohë vazhdon politika e saj agresive, ne do të vazhdojmë të marrim masat e nevojshme“, deklaroi Erdogan./IBNA