Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan i ka marrë seriozisht garat për zgjedhjet lokale në Turqi, që do të mbahen në 31 mars 2019, ku kësaj here shpreson të fitojë përherë të parë edhe qytetin e njohur si më laikun në këtë vend dhe kështjella e partisë opozitare CHP: Izmirin.
Erdogan ka prezantuar të gjithë kandidatët e partisë së tij AKP në këtë qytet, duke qenë njëherësh edhe pikënisja e fushatës. Ai ka kritikuar qeverisjen e partisë CHP në Izmir, kurse në fotografinë e evenimentit duken bashkë Ataturku dhe Erdogani.
Gara kësaj here në Izmir duket interesante, pasi Erdogani ka marrë mbështetje edhe nga partia nacionaliste MHP./Foldrejt.com