Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, mund të vizitojë Turqinë në fund të prillit me rastin e hapjes së termocentralit të parë bërthamor në vend të ndërtuar nga kompania ruse Rosatom.
“Presidenti Putin mund të vijë në Turqi më 27 prill me rastin e ceremonisë së fillimit të centralit bërthamor. Ndoshta ne do të marrim pjesë së bashku në të në një format online,” tha Erdogan, njoftoi stacioni televiziv privat ATV, transmeton Fol Drejt.