Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se Turqia synon të rrisë rrezen e raketave vendase nga 565 kilometra në 1000 kilometra.
Gjatë një vizite në provincën jugperëndimore të Muglas, Rexhep Tajip Erdogan tha se që kur mori detyrën në fillim të viteve 2000, prodhimi i arsenalit të industrisë vendase të mbrojtjes është rritur me 20 deri në 80 për qind, raportoi Anadolia.
“Çështjet kombëtare janë mbi politikën dhe kështu duhet të mbetet. Nëse kemi arritur përparim në Mesdhe, Egje dhe Detin e Zi, duhet ta mbrojmë së bashku, pa përjashtim,” tha Erdogan./FolDrejt/