Vrasja e shkencëtarit iranian Mohsen Fakhrizadeh shënjestroi paqen e rajonit, por ata që synuan stabilitetin rajonal do të dështojnë, i tha presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan homologut të tij iranian Hassan Rouhani në një telefonatë, transmeton Anadolu Agency (AA).l
Duke shprehur pikëllim për humbjen e Fakhrizadeh-s, Erdoğan përcolli ngushëllimet e tij për popullin e Iranit dhe familjen e shkencëtarit, noftoi Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë në një deklaratë.
Fakhrizadeh u vra nga persona të armatosur të panjohur në periferi të kryeqytetit iranian Teheran më 30 nëntor, duke u bërë shkencëtari i pestë bërthamor iranian që u vra që nga viti 2010.
Gjatë telefonatës me presidentin iranian Rouhani, Erdoğan diskutoi gjithashtu çështjen e Malësisë së Karabakut, ndërsa përmendi “periudhën e re” në rajon dhe theksoi rëndësinë e shmangies me kujdes të çdo veprimi që mund të vë në hije integritetin territorial dhe sovranitetin e Azerbajxhanit.
Paqja dhe stabiliteti në Malësinë e Karabakut do të japin mundësi të reja, nga të cilat do të përfitojnë vendet në rajon, duke përfshirë Armeninë, shtoi Erdoğan.
Të dy liderët diskutuan gjithashtu hapat drejt zgjerimit të lidhjeve dypalëshe, si dhe çështjet rajonale.