Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, u zotua të rritë më tej industrinë e mbrojtjes së vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
“Ne nuk mund të tolerojmë kurrë furnizimin nga jashtë me produkte (të industrisë së mbrojtjes) që mund t’i prodhojmë vetë”, tha Erdoğan në ceremoninë e inaugurimit të një objekti të ri për gjigantin turk të mbrojtjes Aselsan.
“Do të vazhdojmë të sigurojmë të gjitha llojet e mbështetjes për industrinë e mbrojtjes”, shtoi Erdoğan.
Pavarësisht nga pengesat e krijuara nga furnizuesit globalë, presidenti turk tha se Turqia ka dalë më e fortë se më parë duke u mbështetur në forcën e saj.
Ai tha se nga 62 projekte të mbrojtjes në vitin 2002, shifra është rritur në 700.
Erdoğan tha se Turqia ka shtatë kompani midis 100 firmave më të mira të mbrojtjes në botë. Ai shtoi se pesë nga ato firma kanë hyrë në listë në pesë vitet e fundit.
Sidomos në vitet e fundit, kompanitë turke kanë tërhequr popullaritet në rritje me dronë dhe helikopterë, anije, makina të blinduara, pajisje elektronike, armë dhe pjesë armësh.