E sikur, matanë gardhit, më i gjelbër të jetë bari
Se atje shi bie, anembanë,
Ku ata që kurrë s’rrijnë dot pa dhënë
Të kursejnë për vete, nuk kanë.
Ku njerëzit që buzëqeshin më shumë,
Nën jastëk pa fund kanë lotuar,
Dhe më trimat që ke njohur ndonjëherë
Frika i ka sakatuar.
Tej gardhit, mbushur me njerëz të vetmuar,
Të vetëm nuk sheh asnjeri,
Atje, ata që për vete nuk kanë strehë,
Të bëjnë të ndihesh në shtëpi.
Mbase bari matanë ngjan më i gjelbër
Sepse e kanë lyer me boj’
Veç mos harro, mik, nga ana tjetër,
Bari yt, më i gjelbër, duket njësoj.