Fol Drejt
E martë, 13 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Është vrarë i gjithë njerëzimi…

5 vjet më parë
in KRYESORE, OP/ED
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Fisnik N. Muça, Doktor i Shkencave Politike

Sulmet e mbrëmshme në Vjenë sikur nuk më lënë të shkëputem të shkruaj për tema të cilat kanë të bëjnë me terrorizmin, sidomos kur kjo bëhet në emër të fesë dhe Zotit. Padyshim që ajo që ndodhi mbrëmë në zemër të Evropës është një sulm terrorist që nuk ka asnjë arsyetim dhe çdo njeri që ka zemër, pavarësisht përkatësisë fetare, kombëtare apo racore, duhet që të dënojë sulme të këtilla dhe të distancohet nga ato. Ajo çka më shqetësoi më tepër, edhe pse nuk është e konfirmuar zyrtarisht nga qeveria austriake, është prejardhja shqiptare e vrasësit, që realisht më rëndon edhe më tepër shpirtërisht, duke e ditur faktin që Austria është një mik i vjetër i shqiptarëve. Edhe pse terrorizmi nuk ka fe apo komb, lajmi i tillë shpeshherë është edhe tendencioz, ku veprimet personale të një individi, kalojnë sikurse që të jenë veprime të një grupi shoqëror apo kombi. Shqiptarët myslimanë, por edhe shqiptarët të besimeve të tjera fetare, ndër shekuj e kanë dëshmuar sjelljen e tyre, qoftë në trojet e tyre, por edhe nëpër vende të ndryshme të botës, ku jo vetëm që kanë qenë një model i përparimit dhe tolerancës, por kanë kontribuar edhe në procese të rëndësishme të zhvillimit të shoqërisë. Aspekti fetar i shqiptarëve gjithmonë ka qenë një faktor i rëndësishëm i bashkëjetesës dhe të kuptuarit të të tjerëve, edhe pse ka raste individuale të sjelljeve të ndryshme dhe nuk mund të përshkruhen si të përgjithshme.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Myslimanët në Evropë duhet që të kuptojnë faktin që sidomos pas Luftës së Dytë Botërore, numri i tyre në vendet evropiane ka arritur diku 19 milionë apo që përbën diku 3,8% të popullsisë të vendeve të Bashkimit Evropian. Andaj, përgjegjësia e sjelljeve dhe kuptimi i rrethanave specifike të këtyre vendeve ku ata kanë emigruar, do të jetë një faktor i rëndësishëm sesi ata do të zhvillojnë jetën e tyre konform ligjeve dhe rregullave të shoqërive të cilat ata kanë  zgjedhur për të jetuar. Shpeshherë, mungesa e dijes së mirëfilltë që buron nga Kurani dhe tradita profetike, si dhe pasojat të cilat kanë mbetur si rezultat i mërgimit që në të shumtën e rasteve ka qenë i rëndë, shtuar këtu edhe ndjenja e të qenurit të huaj dhe problemet ekonomike me të cilat ballafaqohen, ka ndikuar në atë që myslimanët ta shohin veten të huaj në kontinentin evropian.

Myslimanët që jetojnë në Evropë, pavarësisht përkatësisë të tyre kombëtare, duhet që fillimisht të bëjnë dallimin mes dy gjendjeve dhe atë: Darul-Selam (gjendja e paqes) dhe Darul-Harb(gjendja e luftës). Është e vërtetë që një pjesë e konsiderueshme e shteteve me shumicë myslimane në Lindjen e Mesme dhe Afrikë janë në gjendje lufte, por nuk është gjendja e njëjtë edhe me vendet evropiane. Të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian, pa asnjë përjashtim, janë në “gjendjen e paqes”, sepse nuk janë në luftë me asnjë shtet dhe nuk kanë luftë civile brenda shtetit të tyre. Në një gjendje krejtësisht të zakonshme, duhet të kuptojmë që funksionon ligji dhe shtetit i së drejtës, andaj edhe jeta e përditshme, përfshirë këtu edhe jetën fetare, duhet të rrjedh në këtë mënyrë. Myslimanët që jetojnë në Evropë duhet që të kuptojnë se cilat janë prioritetet e tyre dhe të inkuadrohen në të gjitha sferat e jetës të shoqërive evropiane dhe kjo duke mos shkelur asnjë nga parimet të cilat janë parësore sipas besimit islam. Ajo çfarë ndodh sot me disa myslimanë në Evropë, është se janë paraqitur dy ekstreme krejtësisht të kundërta:

  • Ata të cilët dëshirojnë që të asimilohen duke hequr dorë nga të gjitha vlerat e tyre kombëtare dhe fetare; si dhe
  • Ata të cilët në formë revolte radikalizohen, në këtë mënyrë duke refuzuar edhe gjërat pozitive të civilizimit evropian, por që edhe këto sjellje, padyshim që nuk kanë të bëjnë me parime Islame, sidomos me mësimet Kuranore dhe ato të traditës profetike.

Në gjithë këtë, duhet gjetur mesi i artë dhe ajo është padyshim të qenurit mysliman evropian. Parimet dhe mësimet e Kuranit, të cilat duhet të jenë të tilla sikurse i mësonte dhe shpjegonte profeti Muhammed, dhe jo të përvetësuara për qëllime politike dhe grupore, duhet që të jenë udhëzuesi sesi myslimanët duhet të sillen në Evropë. Të jesh mysliman evropian, nuk don që të thotë që të lësh anash obligimet fetare apo të jepesh pas mëkateve, por të jesh një shembull i dijes, moralit dhe punëtorit të ndershëm. Nga ana tjetër, sjelljet e disa individëve sikurse ato që pamë në Vjenë, të cilat në shikim të parë duken si aktorët që luajnë në ndonjë film, por realisht janë duke marrur jetë njerëzish, janë veprime që aspak nuk kanë të bëjnë me mësimet e vërteta të Islamit. Sikur këta individë të cilët kryejnë sulme të tilla, të kenë lexuar vetëm se ajetin Kuranor ku Zoti thotë: “Kushdo që vret një njeri të pafajshëm, është sikur ta ketë vrarë tërë njerëzimin…”, atëherë jo vetëm që duhet të tmerrohen në këtë botë për atë krim që kanë bërë, por duhet që ta dinë që ai krim është një mëkat shumë i madh dhe pabesi ndaj Fjalët të Zotit.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Dy turqit hero të Vjenës, rrezikuan jetën për të shpëtuar të tjerët

Lajmi tjetër

Ky shtet amerikan është kingmaker për Shtëpinë e Bardhë

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

9 Janar, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM