Estonia do të blejë edhe 12 obusa vetëlëvizës nga Koreja e Jugut, pasi rrit kapacitetin e saj ushtarak pas pushtimit rus të Ukrainës, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Qendra e Estonisë për Investime në Mbrojtjes njoftoi marrëveshjen me vlerë 39 milionë dollarë. Sistemet e armëve vetëlëvizëse K9 Thunder të prodhuara nga prodhuesi i armëve koreano-jugore Hanwha Techwin do të dorëzohen deri në vitin 2026.
Estonia i është përgjigjur luftës së Rusisë ndaj Ukrainës si një kërcënim i drejtpërdrejtë i sigurisë dhe ka rritur shpenzimet ushtarake dhe po përmirëson masivisht forcat e saj të armatosura.
“Në dritën e mësimeve të nxjerra nga Ukraina, ne kemi marrë vendime të shpejta për t’i pajisur të dyja brigadat e këmbësorisë me obusa shtesë të lëvizshëm K9”, tha në një deklaratë ministri i Mbrojtjes Hanno Pevkur. /FolDrejt/