Ministri estonez i Mbrojtjes Hanno Pevkur tha sot se vendi do të dërgojë pajisje ushtarake me vlerë rreth 113 milionë euro në Ukrainë në paketën e fundit të ndihmës për Kievin në luftën kundër Rusisë.
“Ukrainasit kanë nevojë më së shumti për armë të rënda”, tha ministri estonez i Mbrojtjes në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij britanik Ben Wallace në bazën ushtarake Tappa në Estoni, raportoi Reuters, përcjell Fol Drejt.
Gjatë vizitës, Wallace tha se Londra do të dërgojë edhe 600 raketa të tjera Brimstone, të cilat, tha ai, do të jenë shumë të rëndësishme për të ndihmuar Ukrainën të dominojë në fushën e betejës./FolDrejt/