Indeksi i dollarit, i cili mat vlerën e monedhës amerikane kundrejt një shporte rivalësh të mëdhenj, u ul me gati 0.5 për qind, ndërsa vlera e aktiveve me rrezik, duke përfshirë aksionet, monedhat dhe mallrat e tregjeve në zhvillim, u rrit.
Ngadalësimi i inflacionit në SHBA, megjithëse pozitiv për huamarrësit, reflekton mjedisin e ngadalësimit ekonomik të SHBA-së, sipas analistëve, transmeton Fol Drejt.
Dollari është në një rrugë rënëse sot, duke zgjatur humbjet nga e enjtja, kur shënoi rënien e tij më të madhe njëditore në shtatë vjet, pasi të dhënat treguan se inflacioni amerikan u ngadalësua në tetor, duke ulur gjasat që Rezerva Federale të vazhdojë të rrisë në mënyrë agresive normat bazë të interesit.
Sipas të dhënave zyrtare të djeshme, inflacioni i konsumatorit në SHBA ishte 7.7 për qind me bazë vjetore në muajin tetor, që është rritja më e ngadaltë që nga janari dhe më pak se parashikimet e tregut që do të arrijë në 8.0 për qind./FolDrejt/