Prestigjiozja europiane “euronews” ka kryer një artikull me një pyetje irrituese: në cilin vend është ajri më i ndotur?
Përgjigja e saktë është Maqedonia. Qarkullimi rrugor, fabrikat e vjetra dhe nxemja qendrore, të gjitha këto ndikojnë në përkeqësimin e ajrit në kryeqytetin e Maqedonisë – Shkup.
Mjeku Dejan Dokiki thotë se shumë pacientë vijnë në spital për shkak të ndotjes së madhe të ajrit, dhe “kryesisht kanë ankesa rreth astmës dhe organet e frymëmarrjes”.
Instituti i shëndetësisë bën me dije se më shumë se 1000 persona në Maqedoni vdesin si pasojë e ajrit tepër të ndotur. Qeveria është në presion për të marrë vendime.
Nga ministria e ekologjisë theksojnë se ndotja e ajrit vjen kryesisht për shkak të nxemjes së shtëpive me shporet, ku familjet e vrafëra shpesh në vend të drurit djegin edhe plastikat./Foldrejt.com