Në Shqipëri do ndalohen të gjitha bastoret dhe lojërat online të fatit nga 1 janari 2019, përveç kazinotë në hotelet me 5 yje, bingoja në një televizion privat dhe lotaria kombëtare, shkruan euronews.com, e cila i ka kushtuar një artikull vendimit të qeverisë shqiptare.
Në Shqipëri ka 4300 baste ku për 3 milion banorët i bie një bastore për 697 persona, përcjell foldrejt.com. Shqiptarët për një vit shpenzojnë 140 deri 150 milion euro për këto bastore, kurse shuma mund të shkojë mbi 700 milion euro në rast se llogariten edhe shpenzimet e shumës së bastoreve ilegale.
Si një vend i varfër, çdo i katërti person që ndjek bastet sportive ka tentuar të vetëvritet, kurse 70 përqind kanë probleme psiqike. Poashtu, numri i shkurorëzime për shkak të lojërave të fatit kap 70 përqind të arsyeve.
Nga 1 janari do ndalohen të gjitha këto baste dhe shpresohet që të ul numrin e divorceve, varfërisë dhe sëmundjeve psikologjike. Qeveria shqiptare ka parashikuar edhe hapjen e qendrave rehabilituese për të varurit nga bastet./Foldrejt.com