Fabrika e qelqit në Kavajë është përfshirë nga flakët. Mësohet se vatra e zjarrit është aktivizuar në ambientet e fabrikës dhe po favorizohet nga era. Zjarrfikësit e Kavajës ndodhen në vendin e ngjarjes ndërsa është kërkuar ndihmë edhe nga reparti i zjarrfikësve të Durrësit.
Sipas burimeve, zjarri është ndezur nga një person që po digjte mbeturina aty pranë. Ndërkohë, mësohet se pranë fabrikës ndodhen edhe disa banesa, por sipas zjarrfikësve ndaj tyre nuk paraqitet ndonjë rrezik.
Zjarrfikësit thonë se flakët po vihen nën kontroll. /abcnews.al/