Facebook dhe Instagram “fiken” për orë të tëra

Si Facebook edhe Instagram kanë pasur probleme për 14 orë një ditë më parë duke pasur shkëputje të herëpashershme që nuk lejonin disa përdorues që të logohen dhe të vijojnë normalisht “punën” e tyre në këto rrjete sociale.

Përdorues të shumtë thanë se drejtimi për në faqen kryesore të Facebook-ut tregonte vetëm një mesazh “shërbimi i padisponueshëm”. Dhe përdoruesit e Instagram-it zbuluan se shërbimi i uebit nuk hapej, megjithëse aplikacioni duket se po funksiononte.

Kjo është e hera e parë që prej vitit 2008 që një problem i përmasave të tilla ndodh me Facebook.

Edhe pse nuk dihet lloji i problemit të ndodhur, Facebook, gjatë orëve problematike, ka mohuar përmes një postimi në “Twitter” se ka pasur një sulm në nivel DDoS.