Rrjetet sociale si Facebook dhe Instagram ka sjellur risi të reja për përdoruesit e tyre kohëve të fundit.
Tani radhën për këtë e ka edhe Facebook Messenger. Facebook Messenger, pak ditë më parë, lajmëroi se tani e tutje përdoruesve do t’u shfaqen reklama të ndryshme në hapësirën e tyre per bisedë me miq, transmeton gazetametro.net
Risia e radhës e këtij aplikacioni është se tani do t’ua mundësojë përdoruesve të përkthejnë mesazhet në dy gjuhë të reja.
Aplikacioni tani do të mund të përkthejë mesazhet nga gjuha anleze në atë spanjolle.
Aktualisht, kjo mund të bëhet edhe në SHBA dhe Meksikë, por së shpejti do të lëshohet edhe për vendet e tjera.
Ndërkohë, Facebook është duke punuar që e njëjta të mund të bëhet edhe me gjuhë të tjera të botës.