Që nga fillimi i vitit të ri shkollor 2021/22 nxënësit e nivelit parashkollor po ballafaqohen me mungesën e teksteve shkollore. E për mungesën e librave shkollor, ka reaguar edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.
Nagavci në reagimin e saj publik akuzoi drejtoritë komunale të arsimit për mungesën e librave shkollor, duke thënë se nuk e kanë bërë kërkesën e saktë në raport me numrin e nxënësve.
“Gjatë këtyre vizitave jemi informuar se DKA-të, në disa raste nuk kanë qenë në nivelin e duhur të detyrës, duke mos planifikuar tekstet për nxënësit e të gjithave shkollave dhe duke mos bërë kërkesë të saktë në raport me numrin e nxënësve e madje në disa raste komisionet për pranimin e teksteve janë formuar me persona jo kompetent (punëtorë teknik)”, kishte thënë Nagavci ditë më parë.
Lidhur me këtë temë, Telegrafi ka kontaktuar me kryetarin e Këshillit të Prindërve, Ymret Reshiti.
Reshiti në deklaratën e dhënë për Telegrafin tha se zyrtarët arsimor nuk e kanë bërë planifikimin e saktë, dhe se kjo është papërgjegjësi nga ana e tyre. raporton telegrafi.com percjell Foldrejt.com