Vendimi për ndryshimet Kushtetuese në Maqedoni do botohet sot në Gazetën Zyrtare dhe pa qenë nevoja për nënshkrimin nga presidenti, shkruan foldrejt.com.
Kur u pyet në konferencën për shtyp Zoran Zaev rreth hezitimit të presidentit Gjorgje Ivanov për ta nënshkruar një vendim të tillë, ai tha se as që është e nevojshme.
“Falë Zotit nuk është e nevojshme nënshkrimi i presidentit Ivanov. Mbrëmë gjithçka përfundoi në Kuvend”, tha Zaev./Foldrejt.com