Sot, pas varrimit të kryetarit të Dibrës M-r Ruzhdi Lata në varrezat e qytetit të Dibrës, në qytetin e Staten Island të New Yorkut, familjarë të familjes Lata në SHBA me përkrahjen e bordit drejtues tëi Qendrës Shqiptare Islame Kulturore (Albanian Islamic Cultural Center), hapën konakun për tu shprehur ngushëllime në ambientet e xhamisë, shkruan foldrejt.com.
Pas shpalljes së tri ditëve të zisë për Komunën e Dibrës nga ana e Këshillit Komunal, familjarët dhe miqtë e kryetarit të ndjerë hapën dyert për të gjithë dibranët dhe shqiptarët në SHBA që të ndajnë momentet e ngushëllimit pikërisht në ambientet e xhamisë ku Lata ka qenë pjesëmarrës nëpër tubime të karakterit kombëtar dhe fetar, qoftë gjatë periudhës kur ishte myfti, apo edhe gjatë ushtrimit të detyrës së kryetarit të qytetit të DIbrës.
Nga ana e bordit të xhamisë u organizua edhe këndimi i Kuranit dhe lutjeve për shpirtin e të ndjerit.