Në qytetin maroken të Fezit, Fatima al-Fihri themeloi një xhami e cila u zhvillua në universitetin e famshëm al-Qarawiyyin. Sot njihet si universiteti më i vjetër ekzistues në botë.
Kush ishte Fatima el-Fihri?
Fatima al-Fihri lindi në vitin 800 pas Krishtit. Ajo ishte e bija e Mohammed Bnou Abdullah al-Fihri – një tregtar i pasur i cili u vendos në Fez me familjen e tij gjatë sundimit të Idris II. Deri më sot, jeta e Fatimes mban shumë sekrete edhe për historianët. Një mister i tillë rrethon datën e vdekjes së saj, e cila mund të ketë qenë rreth vitit 878, raporton dw, përcjell FolDrejt.com.
Gjatë jetës së saj, Fatimja u quajt “nëna e djemve”. Sipas historianit Mohammed Yasser Hilali, “ky pseudonim ndoshta rrjedh nga bamirësia e saj dhe fakti që ajo mori studentë nën krahun e saj”.
Pse Fatima el-Fihri vendosi të ndërtojë një xhami?
Fatimeja ishte një besimtare e fortë. Kur ajo trashëgoi një shumë të madhe parash në kohën kur i vdiqën i ati dhe i shoqi, ajo vendosi t’i përdorte për të ndërtuar një xhami, të cilën komuniteti i saj mysliman në Fez i nevojitej urgjentisht, aq i madh sa për të përshtatur një numër gjithnjë në rritje besimtarësh.
Fatimeja filloi projektin e saj të ndërtimit në fillim të muajit të Ramazanit të vitit 254 të Hegirës, domethënë 859 pas Krishtit.
Nga shekulli i 10-të xhamia e famshme e al-Karawiyyin u bë instituti i parë fetar dhe universiteti më i madh arab i Afrikës së Veriut.
Si kujtohet Fatime el-Fihri?
Vetë Fatime el-Fihri konsiderohet një shenjtore dhe ajo është shumë e respektuar në mesin e besimtarëve, veçanërisht në Fez. Në vitin 2017, në Tunizi u krijua një çmim për nder të saj. Ai shpërblen iniciativat që inkurajojnë aksesin në trajnime dhe përgjegjësi profesionale për gratë. Për më tepër, një program akademik dhe një bursë që u jepet studentëve nga Evropa dhe Afrika e Veriut i bëjnë homazhe Fatima al-Fihri.
Këshilla shkencore për këtë artikull u dha nga historianët Profesor Doulaye Konaté, Lily Mafela, Ph.D. dhe Profesor Christopher Ogbogbo. African Roots mbështetet nga Fondacioni Gerda Henkel.
Universiteti i al-Qarawyyin konsiderohet universiteti më i lashtë në botë që ende funksionon, para universiteteve të para evropiane. Kjo është sipas UNESCO-s dhe Rekordeve Botërore Guinness. Data e referencës është viti kur el-Karawiyyin u themelua si xhami, gjë që nënkupton se karakteri edukativ i saj shkon që në fillimet e saj. Në këtë kuptim, ajo i paraprin xhamisë Sankore në Timbuktu (e themeluar në vitin 989 pas Krishtit) për më shumë se një shekull dhe Universitetit të Bolonjës (1088 pas Krishtit) për më shumë se dy shekuj. /FolDrejt.com.