Epidemiologu kontravers, Dr. Anthony Fauci, të enjten ka dashur të shuajë shpresat se zbulimi i vakcinës anti Covid19 nga turku Ugur Sahin, do mund të ishte edhe fundi i pandemisë botërore, informon foldrejt.com.
“Dyshoj nëse do çrrënjosim këtë, unë mendoj se ne kemi nevojë të planifikojmë këtë si diçka që ne duhet ta mbajmë kontrollin kronologjikisht. Pandemia tregon se ne duhet të tregohemi të kujdesshëm,” tha shefi i drejtorisë amerikanë për alergji dhe infeksione në Londër.
Megjithatë, ai shtoi se tani për tani, pandemia nuk do jetë aq e gjatë sa e kishin menduar, pasi “beson se vakcina do e bëjë të veten.”
Në fund Fauci tha se zbulimet e “shpejta” çdoherë duhet të merren me dyshime.
Popullata botërore do fillojë të vakcinohet nga dhjetori./Foldrejt.com