Byroja Federale e Hetimeve të SHBA-së (FBI) pretendon se Kina vodhi më shumë të dhëna nga SHBA-ja se të gjitha vendet e tjera së bashku.
Në seancën mbi kërcënimet globale të Komitetit të Sigurisë Kombëtare të Dhomës së Përfaqësuesve, drejtori i FBI-së, Christopher Wray deklaroi se platforma kineze e mediave sociale TikTok dhe zhvilluesi i saj, ByteDance, po shkaktojnë “shqetësim” të madh për vjedhjen e të dhënave, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Ai tha se Kina mund të përdorë platforma si TikTok për të kontrolluar të dhënat e miliona përdoruesve. “Programi i përhapur i hakerëve të Kinës është më i madhi në botë dhe ata kanë vjedhur më shumë të dhëna personale dhe komerciale të amerikanëve se të gjitha shtetet e tjera së bashku”, theksoi Wray.
Wray tha se FBI-ja ka “shqetësime të sigurisë kombëtare” në lidhje me TikTok-un. “Ka një mundësi që Qeveria e Kinës mund të përdorë TikTok-un për të mbledhur të dhëna nga miliona përdorues, për të krijuar një algoritëm rekomandimi për operacionet e ndikimit ose për të kontrolluar softuerin e miliona pajisjeve”, tha ai.
Bëhet e ditur se edhe institucione dhe zyrtarë të tjerë përveç FBI-së kanë shprehur shqetësimet e tyre për “operacionet” e TikTok-ut në SHBA.
Disa zyrtarë qeveritarë dhe anëtarë të Kongresit thanë se dyshonin se TikTok do të mbronte të dhënat e përdoruesve amerikanë nga Qeveria e Pekinit.
Në një deklaratë nga TikTok-u thuhet se SHBA-ja po përpiqet të përmbushë shqetësimet e sigurisë kombëtare./FolDrejt/