Dy grupe hakerash të lidhura me Korenë e Veriut, Lazarus dhe APT38, ishin përgjegjës për vjedhjen e 100 milionë dollarëve qershorin e kaluar nga kompania amerikane e kriptos Harmony, tha Byroja Federale e Hetimit, siç raportohet nga Reuters.
Më 13 janar, këto grupe hakerimi përdorën një protokoll privatësie të quajtur Railgun për të “pastruar” më shumë se 60 milionë dollarë të kriptomonedhës Ether, të përvetësuar gjatë vjedhjes së qershorit dhe të konvertuar në Bitcoin, tha FBI në një deklaratë.