Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave ka autorizuar vaksinën e parë Covid-19 për përdorim urgjent në Shtetet e Bashkuara.
Miliona doza të vaksinës së koronavirusit Pfizer dhe BioNTech, e cila është zbuluar të jetë efektive 95%, do të transportohen së shpejti në të gjithë vendin në mënyrë që vaksinimet të fillojnë brenda ditësh.
Një autorizim i përdorimit emergjent nënkupton atë që sugjeron emri i tij: një produkt mjekësor merr autorizim të veçantë nga FDA për t’u përdorur si emergjencë – por nuk ka miratim të plotë.
“Autorizimi i FDA-së për përdorimin emergjent të vaksinës së parë COVID-19 është një moment historik në luftimin e kësaj pandemie shkatërruese që ka prekur kaq shumë familje në Shtetet e Bashkuara dhe në botë”, tha Komisioneri i FDA Dr. Stephen Hahn në një deklaratë.
“Puna e palodhshme për të zhvilluar një vaksinë të re për të parandaluar këtë sëmundje serioze dhe kërcënuese për jetën, në një afat të shpejtë pas shfaqjes së saj është një dëshmi e vërtetë e inovacionit shkencor dhe bashkëpunimit publik-privat në të gjithë botën”.
Rreth 20 milion njerëz mund të vaksinohen në javët e ardhshme – një hap i rëndësishëm drejt përfundimit të pandemisë që ka vrarë gati 300,000 njerëz vetëm në Shtetet e Bashkuara.
Por derisa të vaksinohen shumë më tepër njerëz, përpjekjet për zbutjen siç janë mbajtja e maskave dhe mbajtja e një distancë të sigurt duhet të vazhdojnë që të ndalojnë përhapjen e virusit.
Ndërsa dozat e vaksinave shpërndahen në të gjithë vendin, zyrtarët shtetërorë dhe lokalë do të mbikëqyrin shpërndarjen e vaksinës në shtetet e tyre – punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe banorët e institucioneve të kujdesit afatgjatë u jepet përparësi për të marrë vaksinën së pari.