Bankierët qendrorë në SHBA kanë diskutuar mbi mundësinë e një recesioni në të ardhmen dhe shprehën shqetësime se lufta tregtare mund të godasë ekonominë. Sipas procesverbalit të takimit të Qershorit, në të cilin politikëbërësit rritën normën bazë të interesit për të dytën herë këtë vit, cikli tkurrës monetar ka avancuar mjaftueshëm në mënyrë që politikat të mos nxisin apo kufizojnë ekonominë.
Dokumenti në total, dha përshtypjen se Banka Qendrore ka besim të fuqizimi ekonomik dhe në planet për të vazhduar ciklin tkurrës. “Pjesa më e madhe e politikëbërësve theksuan se rreziqet e lidhura me tregtinë janë shtuar dhe janë të shqetësuar se këto rreziqe mund të reflektohen në efekte negative ndaj ekonomisë”, deklaron Fed.
Politikëbërësit janë të shqetësuar se rritja e fundit e tarifave nga SHBA dhe partnerët tregtarë po dëmton investimet. Bankierët zhvilluan gjithashtu bisedime mbi tkurrjen e spread-it mes interesave afat-shkurtër dhe afat-gjatë, gjë që mund të sinjalizojë një recesion. “Është e rëndësishme të vazhdojë monitorimi i kurbës së yield-it”, shkruhet në procesverbal.
Çmimet e aksioneve pësuan rënie dhe dollari amerikan vazhdoi humbjen kundër shportës kryesore të valutave. Politikëbërësit diskutuan gjithashtu mbi një tjetër tregues për recensionin, spread-i mes normës aktuale të interesit të Fed dhe normës së pritur disa tremujorë më vonë të derivuar nga kontratat futures. Ky tregues ka më shumë informacion se kurba e yield-it, që mund të shtrembërohet nga faktorë të përkohshëm, sipas Fed.