Ambasadorja gjermane në Ukrainë Anka Feldhusen thotë se si Ukraina ashtu edhe Gjermania kanë nevojë për fitore në luftën me Rusinë, duke shprehur bindjen se kjo fitore do të arrihet, shkruan Ukrinform, përcjell Fol Drejt.
Deklarata erdhi në një video fjalim të përbashkët me ambasadorin e Ukrainës në Gjermani, Oleksiy Makeiev, me rastin e 31 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve dypalëshe diplomatike.
“Fitorja është e nevojshme për momentin si për Ukrainën ashtu edhe për Gjermaninë, e cila jo vetëm që ofron mbështetje humanitare, ushtarake dhe ekonomike, por është gjithmonë me Ukrainën me zemër dhe shpirt. Falënderojmë popullin ukrainas, i cili çdo ditë zgjedh lirinë e tij dhe qëndron në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë në Evropë. Besojmë se diplomacia është ndër forcat shtytëse që do t’i afrojë këto shpresa. Së bashku do t’i arrijmë këto synime, së bashku do të fitojmë”, tha diplomatja gjerman.
Nga ana e tij, ambasadori i Ukrainës në Gjermani, Oleksiy Makeiev, vuri në dukje se 31 vjet më parë, të dy vendet synonin zgjerimin dhe thellimin e partneritetit dypalësh.
“Qëllimi i partneritetit tonë sot është rivendosja e paqes në Evropë. Prandaj, ne duhet ta fitojmë këtë luftë së bashku”, theksoi diplomati.
Ai gjithashtu shprehu besimin se Ukraina dhe Gjermania do ta arrijnë këtë qëllim së bashku dhe falënderoi Gjermaninë për mbështetjen e saj.
Sipas qeverisë gjermane, gjatë vitit të kaluar, Gjermania ka ofruar ndihmë për Ukrainën në një total prej 12 miliardë eurosh. /FolDrejt/