Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda një jave në rajonin e Ferizajt.
Sipas njoftimit të policisë, dy prej tyre janë raportuar në Ferizaj, dy në Shtime, një në Kaçanik dhe një rast në Shtërpcë.
“Ndërsa me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj 3 persona pasi janë intervistuar nga policët hetues të dhunës në familje janë ndaluar në mbajtje, ndërsa 3 persona tjerë janë liruar në procedurë të rregullt hetimore”, thotë më tej policia.
“Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policë primarë të stacioneve dhe hetues rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje”, thuhet në njoftim.