fbpx
Fol Drejt
E premte, 2 Qershor, 2023
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
    • MAQEDONIA VERIORE
    • DIASPORË
    • RAJON
    • BOTA

    Kryeministri Kurti dekonspiron grupet kriminale që po veprojnë në veri

    Osmani falënderon presidenten Metsola për mbështetjen e saj ndaj Kosovës në rrugën drejt BE-së

    Sveçla viziton Policinë e Kosovës tek liqeni i Ujmanit

    Policia e Kosovës konfiskon mall të kontrabanduar në vlerë mbi 44000 euro

    Serbët e veriut duhet të çlirohen nga milicia fashiste e cila dirigjohet nga Beogradi

    Ndihmësi i Bidenit dhe zyrtarë të lartë izraelitë diskutojnë programin bërthamor të Iranit dhe çështjet rajonale

    Rusi: Ukraina bombardoi dy fshatra në rajonin Bryansk

    Gjilan: Një shtëpi përfshihet nga zjarri

    Nuk përjashtohet mundësia që në Mal të Zi të kemi përsëri një kryeministër shqiptar

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Norma e inflacionit në Evropë ra në 6.1 për qind, çmimet pritet të bien vetëm në muajt në vijim

    Kapaciteti global i burimeve të rinovueshme pritet të shënojë rritje rekord këtë vit, prinë energjia diellore

    Çmimet e naftës rriten pas vendimit të ShBA-së për të rritur kufirin e borxhit

    Bie çmimi i naftës

    Rritet prodhimi i IPhone, shtohen përpjekjet për rekrutimin e më shumë punëtorëve para lansimit të modelit të ri

    Kryeministri Kurti për Ankandin Solar 100MW: Do ta shtroj rrugën për energji të ripërtrishme

    Më 26 maj do të mbahet ankandi i pestë i letrave me vlerë

    Hajdari: Kosova do jetë përfituese e Programit të Bashkimit Evropian “Tregu i Përbashkët” me vlerë 4.2 miliardë euro

    “Komunat nuk po plotësojnë Buxhetimin e Përgjithshëm Gjinor”

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • LETËR
    • SKENË
    • FILM
    • ARTE TË TJERA
    • HISTORI

    Pranvera Qerimi: Thumbim i zemrës

    Sot bëhet ndarja e çmimeve në fushën e artit pamor dhe në fushën e kinematografisë

    Një burrë hyri në shtëpinë e një aktori të njohur, duke e kërcënuar me thikë atë dhe familjen e tij

    Ky film u shpall më i miri në Festivalin e Kanës

    Frekuentimi i bibliotekave në krizë të thellë

    Shqiptarët e Top Channel, e subtitërojnë serinë televizive kosovare, nga gjuha shqipe në shqip

    MKRS publikon listën preliminare të përfituesve për botim të librave dhe revistave letrare

    Ministri Çeku: Transformim zhvillimor i qytetit të vjetër të Janjevës, investim ambicioz i Qeverisë së Kosovës

    Sheh dritën e botimit “Urti të pëshpëritura”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Balogun mund të largohet nga Arsenali këtë verë

    Joao Cancelo përjashton mundësinë e një transferimi në një klub tjetër në Premier League

    Arsenali ringjall interesimin për Milinkovic-Savic

    Gvardiol është i hapur për një largim nga Leipzig, ndërkohë që interesimi i Man Cityt po intensifikohet

    Real Madridi e shton Havertz-in në listën e dëshirave të tyre të transferimeve

    Man Utd heqë dorë nga interesimi për Harry Kane

    Rice refuzon transferimin në Bayern në favor të qëndrimit në Premier League

    Olmo nënshkruan kontratë me RB Leipzig pavarësisht thashethemeve që e lidhnin me një kalim në Barcelonë

    Mediumi spanjoll: Barcelona do të përjashtohet nga Champions League

  • LËMSH
    • All
    • Kuriozitete
    • KËNDI I HUMORIT
    • SHOWBIZ

    Një gjerdan me një dhëmb megalodon gjendet në rrënojat e Titanikut

    A ka profesione që ‘helmojnë’ trurin?

    WhatsApp po prezanton një veçori të re që do të ndryshojë mënyrën se si ne komunikojmë

    Pse është e vështirë të kujtojmë gjërat që na kanë ndodhur para moshës 4 vjeçare?

    Nuk është ngjyra e kaltër, kjo është ngjyra më e rrallë e syve në botë

    Jehona e Adem Jasharit në Turqi, një park i tërë i Stambollit mban emrin e heroit kombëtar

    Kongresi i Konektikatit amniston 12 persona të dënuar për magji 370 vjet më parë

    Adoleshentja më e shkurtër ruse që ka përfunduar shkollën e mesme, dëshiron të studiojë menaxhment

    Mjeku pohon: Rrjetet sociale po shkaktojnë krizë të shëndetit mendor tek adoleshentët

  • LIFESTYLE
    • All
    • Shëndeti
    • Receta

    Obeziteti rrit rrezikun e çrregullimeve mendore

    Sa litra ujë duhet t’i pini në ditë?

    Kur organizmi na tregon se kemi mungesë vitaminash

    Çfarë ndodh në trup nëse nuk hani për tre ditë?

    Tetë zgjidhje për njerëzit që djersiten shumë

    Këto simptoma mund t’ju ndihmojnë të zbuloni më herët kancerin e pankreasit

    Gudulisja e fëmijëve nuk është argëtuese, por shumë e dëmshme

    Pastrimi i ekranit – rregulla të thjeshta që mbrojnë pajisjet

    Pse është e rëndësishme të mos anashkaloni kurrë vaktet?

No Result
View All Result
Fol Drejt
Home EKONOMI

Fermerët të indinjuar nga Qeveria për heqjen e masave mbrojtëse për pemët dhe perimet

5 vjet më parë
in EKONOMI
Koha e leximit: 3 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

As dy javë nuk shkuan dhe Qeveria shfuqizoi vendimin që obligon Doganën e Kosovës për zbatim të vendimeve të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, për vendosjen e masës së përkohshme mbrojtëse në importin e pemëve, perimeve dhe për importin e qumështit me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina.

Asnjë sqarim zyrtar nuk është dhënë nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë për shfuqizimin e vendimit nga ana e Qeverisë për masat mbrojtëse, edhe pse KosovaPress ka tentuar të marrë përgjigje direkt nga ministri Bajram Hasani dhe zyra për Informim e kësaj Ministrie.

Lexoni edhe..

Norma e inflacionit në Evropë ra në 6.1 për qind, çmimet pritet të bien vetëm në muajt në vijim

Kapaciteti global i burimeve të rinovueshme pritet të shënojë rritje rekord këtë vit, prinë energjia diellore

Porosit Web Porosit Web

Nga Oda Ekonomike e Kosovës për vendimin për aplikimin e masës mbrojtëse për pemë dhe perime, është thënë se vendimi jo vetëm që ka çrregulluar tregun vendor, por ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në çmimin final të produkteve për kompanitë përpunuese dhe tregtare.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi për KosovaPress thotë se mënyra më e mirë për përkrahjen e prodhuesve të pemëve, perimeve dhe qumështit, do të ishte sigurimi i konkurrencës fer, përmes mbikëqyrjes më të rreptë të cilësisë së produkteve që importohen, luftimit të konkurrencës jo-lojale, që të krijohet një treg i favorshëm për bujqit.

“Qeveria duhet të jetë e përkushtuar në përkrahjen e ndërmarrjeve në investime për teknologji të reja, përkrahja e ndërmarrjeve prodhuese në promovimin e produkteve të tyre, etj.”, ka thënë Rukiqi.

Për masat mbrojtëse, ai tha se Oda Ekonomike e Kosovës, kërkon që të ketë politikë bërje të matur në raport me efektet e politikave nacionale mbi bizneset vendore dhe konkurueshmërisë së tyre në raport me rajonin.

Driton Havolli prodhues i perimeve nga Resniku i Klinës, thotë se sektori i pemëve dhe perimeve është një sektor i lënë anash nga Qeveria e Kosovës.

Sipas tij politikat aktuale kinse për përkrahjen e fermerëve me subvencione ose grantet për ngritje të serave, ka qenë një hap shumë i gabueshëm.

Kjo sipas tij, ngase kriteret e përcaktuara për grante kanë eliminuar shumë fermerë të vyeshëm.

Këto subvencione ose grante në bujqësi nuk kanë shkuar në vendin e duhur asnjë herë, siç thotë ai, sepse nuk janë përcjellë asnjëherë projektet e financuara nga shteti.

Ai mendon se prodhimet vendor mund të mbrohen, duke u përkrahur drejtpërdrejt lënda e parë, siç është fara, ndërtimi i serave dhe stimulimi në çmimin e derivateve të naftës.

Për masat mbrojtëse, ai thotë se ka qenë i vetëdijshëm që nuk do të jetë i zbatueshëm gjatë.

“Masat mbrojtëse kanë qenë hap i gabueshëm, sepse një tregtarë me anë të një thirrje telefonike kërkon nga autoritetet lirimin e mallit në kufi , andaj, me këtë nuk ka stabilitet. Qeveria duhet ta stimuloj produktin vendor dhe të barazohet me produktin tjetër, që tregtarin me qitë prej loje. Andaj, qeveria nuk është e interesuar në këtë drejtim. Sepse nuk ka kuptim me ardhur një tregtarë prej Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë me produkte më të lira se ato të serës sime. Mirëpo, këto shtete fqinje e kanë përkrahjen dhe stimulimin si fermë të rajonit”, ka thënë Havolli.

Po ashtu ai kërkoi edhe një përkrahje tjetër për një infrastrukturë moderne në sektorin e bujqësisë

Ndërsa, prodhuesi i perimeve Sejdi Godanci ka kritikuar veprimin e Qeverisë për shfuqizimin e masës mbrojtëse për prodhime vendore.

“Si prodhues i vogël i perimeve dhe i frutave, shumë u pata gëzuar para dhjetë (10) ditëve kur kabineti i Qeverisë mori vendim për mbrojtjen tonë, pra të prodhuesve vendor, kur caktuat taksen shtesë për perimet që hynë në Kosovë. Dhe fillova të mendoj që në këtë vend paska njerëz që po mendojnë edhe për ne, pra për prodhuesit vendor. Por kjo shpresë, gëzim qe kisha m’u shua dje kur mora vesh që kjo taksë qenka hequr nga sot”, ka thënë Godanci për KosovaPress.

Ai ia ka kujtuar kryeministrit Ramush Haradinaj, se ky veprim po të kishte ndodhur në një vend të Evropës, sot do të dilnin në rrugë të gjithë fermerët dhe do ta bllokonin qarkullimin, do të ishin hedhur tonelata perime në rrugët kryesore në shenj proteste.

“Sektori i Bujqësisë është shtylla kryesore për zhvillimin ekonomik të shtetit, andaj, kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që ta marrë më seriozisht mbështetjen e fermerëve, për të siguruar treg të lirë dhe fer. Importi, vazhdon ta mbytë prodhimin vendor, dhe për këtë duhet të hartohen politika të favorshme për bujqit”, ka thënë Godanci, duke shtuar se produktet e tij janë mjaft cilësore dhe konkurruese me ato të tregut rajonal dhe më gjerë.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Haradinaj: Kampi “Bondsteel” shpresë dhe garantuese e paqes në Kosovë

Lajmi tjetër

Nobelisti Krugman parashikon kolaps të kriptovalutave

Të ngjajshme

LAJME

Norma e inflacionit në Evropë ra në 6.1 për qind, çmimet pritet të bien vetëm në muajt në vijim

1 Qershor, 2023
ENERGJETIKA

Kapaciteti global i burimeve të rinovueshme pritet të shënojë rritje rekord këtë vit, prinë energjia diellore

1 Qershor, 2023
LAJME

Çmimet e naftës rriten pas vendimit të ShBA-së për të rritur kufirin e borxhit

1 Qershor, 2023
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM