Pas fitores së tyre befasuese 2-1 ndaj katër herë fitueses së Kupës së Botës dje, skuadra e Japonisë impresionoi sërish duke zgjedhur të pastronte dhomën e zhveshjes, shkruan Sky News, përcjell Fol Drejt.
Dhoma në stadiumin Khalifa International u la në një gjendje të pastër, me FIFA-n që falënderoi lojtarët në Twitter, duke shkruar: “Domo arigato”, që në japonisht do të thotë “faleminderit shumë”.
After an historic victory against Germany at the #FIFAWorldCup on Match Day 4, Japan fans cleaned up their rubbish in the stadium, whilst the @jfa_samuraiblue left their changing room at Khalifa International Stadium like this. Spotless.
Domo Arigato.👏🇯🇵 pic.twitter.com/NuAQ2xrwSI
— FIFA.com (@FIFAcom) November 23, 2022
Ekipi la gjithashtu letra origami – një simbol i fatit të mirë dhe jetëgjatësisë në Japoni – së bashku me peshqirë të palosur, shishe uji dhe kontejnerë ushqimi në banak në mes të dhomës.
Siç raportuam dje, tifozët japonezë të futbollit, të famshëm për pastërtinë e tyre, u vlerësuan gjithashtu pasi u panë duke mbajtur çanta koshi dhe duke mbledhur mbeturinat pas ndeshjes. /FolDrejt/