Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka njoftuar sot se nuk planifikon të vendosë kartonin blu si formë ndëshkimi në nivelin më të lartë të futbollit dhe se raportimi për këtë është i parakohshëm.
Telegrafi britanik raportoi dje se FIFA planifikon të fusë edhe kartonin blu si formë ndëshkimi, përveç kartonit të kuq dhe të verdhë.
Pas marrjes së kartonit blu, lojtari duhet të largohet nga loja për dhjetë minuta. Sipas rregullores, lojtarët që kryejnë një faull mjaft të rëndë ose në rastin e lojtarëve që nuk kanë respekt të mjaftueshëm për gjyqtarët do të ndëshkohen.