Festivali i borës që zhvillohet një herë në vit në qytetin japonez të Sapporo, kryeqytetin e Hokkaido, filloi sot dhe do të zgjasë deri më 11 shkurt, njoftoi agjencia Kyodo.
Ekspozitat do të shfaqen në dy vende në Sapporo, përcjell Fol Drejt.
Për herë të parë në tre vjet, festivali është i hapur për vizitorët, të cilët do të mund të shohin rreth 160 skulptura të bëra nga bora dhe akulli./FolDrejt/