Rusia dhe Bjellorusia kanë filluar stërvitjet e përbashkëta të forcave ajrore që Minsk thotë se janë mbrojtëse në natyrë, por masa vjen pasi shqetësimet rriten se Moska po e shtyn Bjellorusinë t’i bashkohet luftës në Ukrainë, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Kievi ka paralajmëruar vazhdimisht për sulme të mundshme nga Bjellorusia, por Kremlini ka mohuar se i ka bërë presion fqinjit të tij për të marrë një rol më aktiv në konfliktin në Ukrainë. Minsk ka thënë se nuk do të hyjë në luftë.
Pavel Muraveyko, zëvendës sekretari i parë shtetëror i Këshillit të Sigurimit të Bjellorusisë, tha se situata në kufirin jugor të vendit me Ukrainën ishte “jo shumë e qetë” dhe se Ukraina ka “provokuar” Bjellorusinë./FolDrejt/