Në Britaninë e Madhe prej sot ka filluar vaksinimi i popullatës, duke qenë kështu shteti i parë që filloi procesin, përkundër që vaksina është prodhuar nga firma gjermane Biontech, informon foldrejt.com.
Londra deri tani ka në dispozicion 40 milion vaksina, të cilat duhet të qëndrojnë në minus 20 gradë celsiuz. Si fillim duhet të vaksinohen mjekët dhe motrat medicinale, kurse më pas pleqtë.
Personi i parë që mori vaksinën është 90 vjeçarja, Margaret Keenan, e cila u shpreh si e privilegjuar.
Vaksina u krye në orën 07:31 në Coventry.
90 vjeçarja u ka dërguar mesazh edhe britanikëve tjerë që të marrin vaksinën. Javën e ardhshme ajo mbush 91 vjet.
Personi i dytë që është vaksinuar është William Shakespeare./Foldrejt.com