Pas Britanisë së Madhe është SHBA që ka filluar të vaksinojë shtetasit e saj. Por për dallim nga Britania ku përherë të parë vaksinohen pensionerët, në Amerikë të parët janë vaksinuar motrat medicinale në spitalin e Nju Jorkut, Long Island Jewish Medical Center, ku bash e para ishte Sandra Lindsay, informon foldrejt.com, duke u bazuar te CNN.
Ajo u vaksinua rreth 9.20 me orën lokale, në një eveniment ku mori pjesë edhe guvernatori Andrew Cuomo.
Mjekja Lindsay, e cila deri tani kishte rrezikuar jetën e saj në ndihmë të pacientëve të infektuar me Covi19, tha se ndjehet më me shpresë dhe se uron që kjo “të jetë fillimi i fundit të një kohe të vështirë në shtetin tonë.”
Në fund ajo ka inkurajuar të gjithë amerikanët që të vaksinohet, pasi është e sigurtë./Foldrejt.com