“Një film i kompletuar në çdo aspekt”, ishte vendimi i jurisë së Festivalit të 34 të Filmit në Varshavë mbi filmin me regji të Bujar Alimanit – “Delegacioni”.
Filmi i cili tregon një histori nga e kaluara e rëndë komuniste e shtetit shqiptar, ka përfituar një interesim të madh për audiencën shqiptare dhe ndërkombëtare, informon foldrejt.com. Premiera e filmit në Nju Jork, pritet të dalë në janar 2020. Ai tregon grahmat e fundit të komunizmit në Shqipëri, ku bëhet çështë e mundur që ajo të ruajë pushtetin, pavarësisht Rënies së Murit të Berlinit dhe vrasjes së Çaushevskit në Rumani.
Ky film do përfaqësojë Shqipërinë në Oscar 2020, kurse regjisori Alimani për të tretën herë bën filma që përfaqësojnë Shqipërinë në këtë eveniment të madh botëror.
Tematika e filmit
Është tetor 1990. Klika komuniste në Shqipëri po përpiqet të mbajë pushtetin. Një delegacion evropian vjen në Tiranë për të monitoruar zbatimin e reformave të qeverisë – një parakusht i madh që Shqipëria të pranohet në OSBE. Leo është marrë fshehurazi nga një burg i largët dhe është sjellë në kryeqytet. Ai ka qenë një i burgosur politik për 15 vjet. Tani ai është bërë jashtëzakonisht i vlefshëm për qeverinë. Delegacioni evropian udhëhiqet nga një shok i shkollës së vjetër të Leos. Detyra e tij është të kontrollojë progresin e të drejtave të njeriut në Shqipëri. Leo mund ta bindë atë se gjithçka është në rregull. Por asgjë nuk shkon siç është planifikuar.
Filmi është bashkëprodhim mes shteteve të ndryshme dhe atë Shqipërisë (Art Film shpk), Kosovës (Bleri Production), Francës (Zorba production) dhe Greqisë (Graal Films).
Në film luajnë aktorët: Viktor Zhusti, Xhevdet Ferri, Ndriçim Xhepa, Richard Sammel, Kasem Hoxha, Bislim Muçaj, Selaman Lokaj, Avdullah Gjikokaj, Fatlume Bunjaku, Armend Ismajli, Gani Morina, Artan Selimi dhe Imer Loshi./Foldrejt.com