Magazina më e madhe e europës “Der Spiegel” ka bërë një analizë sesi partia e ekstremit të djathtë gjerman AfD ka pranuar fonde sekrete nga jashtë, mes tjerash nga Zvicra dhe Hollanda. Por më e rëndësishme, sipas burimeve të SPIEGEL, që nga themelimi i saj, AfD është financuar nga miliarderi August von Finck (88). Ky i fundit ka financuar gjithashtu një gazetë “Deutschland Kurier”, e cila ka publikuar artikuj në favor të politikave të AfD.
“Në 1 mars 2017 në Mynih u krijuar partia e cila premtonte shpëtimin e kombit gjerman,” përcjell foldrejt.com. Por siç del në dritë kjo parti kishte pas veti shumë fonde të dyshimta dhe nga vendet tjera.
Fondet e përgjithshme për AfD nga miliarderi Fink shkon sëpaku dhjetë milion euro. Kurse pasuria e përgjithshme e Fink, sipas Forbes, përllogaritet 7.5 miliardë euro. Mediat gjermane bëjnë me dije se i ati i Fink poashtu si i biri, kishte financuar partinë naziste – fillimisht anti të huajve, kurse më vonë tepër e dëmshme për vendin.
Prokuroria e Konstanz ka nisur hetimet ndaj partisë së AfD.
Kjo është Gjermania, e cila fillon të hetojë secilën parti që ka fonde miliona euro nga persona që vijnë nga jashtë dhe me pretekst të dyshimtë. Por lindën pyetja, kush mer përgjegjësi për fondet që i marrin partitë shqiptare – qoftë nga Serbia, Greqia, por edhe nga Sorosi e Turqia?
Për shembull lajmi se disa politikanë shqiptarë kanë marrë fonde nga Greqia u zhdukën në subkoshiencën e shqiptarëve./Foldrejt.com