fbpx
  • TË FUNDIT
  • Trending
FINLANDA INKURAJON KOSOVËN QË TË ARRIJË MARRËVESHJEN ME SERBINË

FINLANDA INKURAJON KOSOVËN QË TË ARRIJË MARRËVESHJEN ME SERBINË

7 Korrik, 2018
Zbarkon operacioni anti-drogë, 250 policë në kërkim të parcelave me bimë narkotike

I dehur e i bërë tapë, 38-vjeçari godet zyrtarët policorë gjatë intervistimit

17 Gusht, 2022
Çfarë dëmesh shkakton përdorimi i freskueses në shëndetin e njeriut?

Çfarë dëmesh shkakton përdorimi i freskueses në shëndetin e njeriut?

17 Gusht, 2022
Si të përgatisni biskota me miell orizi?

Si të përgatisni biskota me miell orizi?

17 Gusht, 2022
Ishte aksidentuar që nga 23 maji, vdes personi në QKUK

38 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës

17 Gusht, 2022
FOTO/Gruaja e verbër sulmohet seksualisht derisa po e priste trenin, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta kapur autorin

FOTO/Gruaja e verbër sulmohet seksualisht derisa po e priste trenin, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta kapur autorin

17 Gusht, 2022
Ra në kontakt me rrymën, 22-vjeçarja nga Kumanova humb jetën në festën e beqarisë

U zhduk rreth një javë më parë, gjendet trupi i vrarë i gazetarit 62-vjeçar

17 Gusht, 2022
“E pamundur të mos flisni për mua një ditë, përndryshe shtypi nuk do të bënte para”, revoltohet lojtari portugez

Ronaldo shpërthen në kritika:”Mediat po thonë gënjeshtra”

17 Gusht, 2022
U gjetën drogë gjatë një kontrolle të thjeshtë, një shqiptar përfundon në prangat e policisë italiane

Fshehën substanca narkotike e të holla nën tapetin e makinës, dy shqiptarët përfundojnë në pranga

17 Gusht, 2022
Sekuestrohen 128 kg kanabis, përfundojnë në pranga dy ‘pronarët’ shqiptarë

Ia grabiti një gruaje 10 mijë euro, policia arreston të dyshuarin 18-vjeçar

17 Gusht, 2022
Shënohet rritje rekorde e inflacionit vjetor në Britani në 40 vitet e fundit

Shënohet rritje rekorde e inflacionit vjetor në Britani në 40 vitet e fundit

17 Gusht, 2022
Fol Drejt
E mërkurë, 17 Gusht, 2022
Kontakt
  • AKTUALE
  • EKONOMI
  • BOTË
  • KULTURË
  • SPORT
  • FAQJA E ZEZË
  • OPINION
  • TEKNOLOGJI
  • HISTORI
  • LËMSH
No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result

FINLANDA INKURAJON KOSOVËN QË TË ARRIJË MARRËVESHJEN ME SERBINË

4 vjet më parë
in POLITIKË, TË FUNDIT
Koha e leximit: 4 minuta lexim

Fillimi » FINLANDA INKURAJON KOSOVËN QË TË ARRIJË MARRËVESHJEN ME SERBINË

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Dialogu në mes të Kosovës me Serbisë në Bruksel është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe si i tillë duhet të rezultojë me arritjen e një marrëveshje, mbështetëse e së cilës do të jetë edhe Finlanda.

Kështu ka deklaruar në një intervistë për KosovaPress, ambasadorja finlandeze në Kosovë, Pia Stjernvall, ku ka theksuar se kjo është një nga gjërat më të rëndësishme në të cilën duhet të përqendrohen të dyja vendet.

Lexoni edhe..

Kurti e pret me lule Dua Lipën: Është koha t’i themi faleminderit për promovimin që i bëri Kosovës

Grenell reagon pas arrestimit të spiunes ruse: Precedent i tmerrshëm

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Sipas saj, palët duhet të koncentrohen në atë se si të shkojnë përpara.

“Unë mendoj se është një nga gjërat më të rëndësishme në të cilën duhet të përqendrohemi në këtë moment. Këtu, ju jeni shumë të përqendruar në atë që Serbia po bën dhe Serbia është e përqendruar në atë që po bëni ju. Në vend të kësaj, do të ishte shumë më e rëndësishme të përqendroheni në atë së çfarë po bëni dhe se si po shkoni përpara. 05’00-05’22 Megjithatë, kjo marrëveshje apo kjo marrëveshje e dialogut për paqe është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe ne do ta mbështesim atë. Ka nevojë për shumë përpjekje për ta bërë këtë të ndodhë”, tha Stjernvall.

Ambasadorja e Finlandës tha se Kosova ka bashkëpunim shumë të mirë me shtetin e saj, bashkëpunim ky që secilën herë vjen duke u zgjeruar.

“Mendoj se kemi marrëdhënie shumë të mira me Kosovën. Ne kemi shumë bashkëpunim në fusha të ndryshme. Për momentin kemi rreth 10 mijë kosovarë që jetojnë në Finlandë dhe që po e vizitojnë Kosovën, sepse tani me Norëegian Air Flights, kemi gjithnjë e më shumë turistë finlandezë të cilët me të vërtetë janë të interesuar të vijnë këtu për vizitë. Gjithashtu, nëse kthehem prapa në kohë, kur ju bënit bisedime për paqe, duke u përpjekur të gjeni paqe dhe pastaj z. Ahtisaari, presidenti ynë ishte këtu dhe shumë çështje kaluan në planet e tij. Dhe mendoj se që nga ky moment, populli finlandez ka një mendim shumë të mirë për Kosovën dhe është i interesuar të shoh se ju po shkoni drejt një të ardhme më të mirë”, u shpreh ajo.

Stjernvall ka ardhur në Kosovë në shkurt të këtij viti, por për këtë kohë të shkurtër ka vizituar një numër të madh komunash. Derisa tregon se do të vazhdojë të takohet edhe me përfaqësues të komunave tjera për të parë nga afër gjendjen dhe progresin që po shënojnë këto të fundit.

Sipas saj, Kosova ka shënuar progres dhe mund të ecë vet përpara, pa pasur nevojë për ndihmë. Ajo tregon se tashmë janë fokusuar në krijimin e raporteve në mes të rinjve të të dyja vendeve.

“Ne nuk ndihmojmë më me ndihmën për zhvillim sepse e shohim se Kosova tashmë është e besueshme dhe mund të ecë vet përpara. Ajo që duam të kemi është partneritet më të madh. Prandaj ne po punojmë me të rinjtë, sepse shoh se të rinjtë këtu janë të shkëlqyeshëm dhe janë shumë më të etur sesa të rinjtë finlandezë, meqë vërtetë duan të bëjnë gjëra. Pra, përpiqemi t’i bashkojmë të rinjtë finlandezë dhe ata kosovarë, ne punojmë për të krijuar më shumë marrëdhënie biznesi të cilat tashmë kanë filluar këtë vit, pasi kjo është diçka që nuk e kishim pasur më parë. Dhe ne mirëpresim bashkëpunimin me universitete të ndryshme. Ne gjithashtu jemi takuar me komunitetin hebre dhe po përpiqemi t’i gjejmë bashkëpunëtorët e tyre  në Finlandë për të punuar së bashku. Pra, ne po ndjekim mjedisin politik duke bërë këto gjëra. Unë ende dua të theksoj se me të vërtetë duam të punojmë me të rinjtë, sep se rinia e Kosovës janë e ardhmja”, bëri të ditur ambasadorja.

Megjithatë, përkundër potencialit që thotë të ketë parë tek të rinjtë kosovarë, Stjernvall thekson se gjendja e arsimit në Kosovë lë për të dëshiruar. Sipas saj, puna e mësuesit respektohet shumë në Finlandë, porse nuk mund  të thuhet e njëjta gjë edhe për mësuesit në Kosovë. Kjo pasi siç thotë ajo, në Kosovë mungon vullneti për t’i mësuar dhe edukuar fëmijët.

“Situata ekonomike po përmirësohet. Sidoqoftë, sa i përket arsimit, nuk kam shumë shpresë, sepse arsimi është një fushë ku keni nevojë për një angazhim afatgjatë dhe në të vërtetë duhet shumë para për Qeverinë që ta bëjë atë të ndodhë. Dhe unë nuk kam parë angazhim të fortë për të ecur përpara në këtë drejtim, por shpresoj se do të ketë. Unë e di se ka njerëz që janë me të vërtetë të interesuar për ta përmirësuar këtë fushë”, tha ajo për KosovaPress.

Krejt në fund, Stjernvall ka folur edhe për klimën ekonomike që Kosova ofron për investitorët. E sipas saj, në këtë pikë ka disa kufizime për shkak të situatës së energjisë në vend dhe korrupsionit.

“Unë mendoj se në disa fusha, tregu është i sigurt dhe po përmirësohet çdo ditë pasi që ju jeni duke lëvizur drejt Bashkimit Evropian dhe pasi që ju angazhoheni për matje të caktuara. Megjithatë, rreziku ekziston. Siç e dini, ka rrezik për korrupsion, rreziku për mungesën e energjisë së mjaftueshme në vend. Pra, është një rrezik i madh për një kompani e veçanërisht nëse merret me prodhim. Po ashtu, ka mungesë  të fuqisë punëtore të mirë-arsimuar dhe kjo mund të paraqes një rrezik. Por mendoj se është një vend i mirë në mes të Evropës, afër zonave të ndryshme si dhe kostoja këtu është më e ulët se në Finlandë dhe ne jemi shumë larg. Pra, nuk shoh ndonjë arsye pse ju të mos bëni mirë (keni sukses) apo edhe shumë më mirë sesa (të keni më shumë sukses sesa) ne”, tha në fund Stjernvall.

Shteti i Finlandës, gjegjësisht ambasada finlandeze në Kosovë ka në fokus të saj krijimin e urave të forta të bashkëpunimit në mes të bizneseve. Ndërsa ky është viti i parë që vijnë projekte të tilla në drejtim të rritjes së këtij bashkëpunimi, nga i cili pritet shumë.

Ndryshe, Finlanda u bë shteti i 27 që njohu pavarësinë e Kosovës më 7 mars, 2008.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Modelet e lira iPhone 2018

Lajmi tjetër

MINISTRI BYTYÇI DISKUTON PËR SFIDAT E ARSIMIT TË LARTË NË KOSOVË

Të ngjajshme

Kurti e pret me lule Dua Lipën: Është koha t’i themi faleminderit për promovimin që i bëri Kosovës
AKTUALE

Kurti e pret me lule Dua Lipën: Është koha t’i themi faleminderit për promovimin që i bëri Kosovës

7 Gusht, 2022
Grenell reagon pas arrestimit të spiunes ruse: Precedent i tmerrshëm
AKTUALE

Grenell reagon pas arrestimit të spiunes ruse: Precedent i tmerrshëm

7 Gusht, 2022
Militantët islamikë vrasin 20 persona në Kongo
BOTA

Militantët islamikë vrasin 20 persona në Kongo

7 Gusht, 2022
Shkalla e papunësisë në SHBA bie në 3.5 për qind
AKTUALE

Shkalla e papunësisë në SHBA bie në 3.5 për qind

7 Gusht, 2022
Katër anije të tjera me grurë largohen nga Ukraina
AKTUALE

Katër anije të tjera me grurë largohen nga Ukraina

7 Gusht, 2022
“Zjarri ishte 13 metra i lartë, nuk afrohej dot njeri”, kryebashkiaku flet për djegien e kullotave e staneve si pasojë e flakëve
AKTUALE

Zjarr në kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë, ndërhyjnë helikopterët

7 Gusht, 2022
Shfaq më shumë
FolDrejt Logo PDF (2-01

RRETH NESH

Fol Drejt është një dritare e pavarur, që ka për synim informimin e drejtë dhe të paanshëm. Përpjekja për ngritjen e vetëdijes shoqërore, duke i rrahur çështjet të cilat i preokupojnë qytetarët, përbën një pjesë të misionit të cilin janë zotuar se do ta përmbushin gazetarët e këtij mediumi.

Politikat redaksionale kanë për tharm qasjen kritike, por jo shantazhin, qëndrimin e hapur ndaj të gjitha palëve, por jo lojalitetin karshi fenomeneve negative. Më saktë, këto politika, shtyllat bazë i kanë të ndërtuara mbi liritë dhe të drejtat e njeriut.

Platforma mbulon zhvillimet në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, rajon dhe gjetiu, kudo ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët. Diaspora, nga e cila vjen mbështetja financiare e portalit, do ta ketë vëmendjen e duhur.
Politika, kultura, shëndetësia, ekonomia, zhvillimet sociale dhe sfera të tjera, do të mbulohen me artikuj të ndryshëm, artikuj që i përmbushin standardet më të larta të një gazetarie profesionale.

Besoni në ne, bashkëpunoni me ne. Na ndiqni dhe na kontaktoni direkt në: [email protected]

Lajmet më të lexuara

  • U përpoq t’i shpëtonte nga mbytja 15-vjeçarët, por vetë 19-vjeçari nuk arriti të dalë nga uji

    U hodh për t’i shpëtuar 3 fëmijët e tij, mbytet bashkë me 6 vjeçarin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Shkon në 16 numri i personave të vdekur nga shpërthimi në qendrën tregtare në Armeni

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Përleshje e fortë grupore, lëndohen rëndë katër persona, njërit i këputet një pjesë e veshit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0

NA NDIQ

Kontakti

Adresa: Mahir Domi 20, Prishtinë, Tophane 10000

Tel: +383 44 499 824

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 46 666 200

© 2021. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Fol Drejt SHPK

  • AKTUALE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • MEDIAT NDËRKOMBËTARE
  • KULTURË
  • SPORT
No Result
View All Result
  • AKTUALE
  • EKONOMI
  • BOTË
  • KULTURË
  • SPORT
  • FAQJA E ZEZË
  • OPINION
  • TEKNOLOGJI
  • HISTORI
  • LËMSH

© 2021. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM