Finlanda ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake prej 400 milionë euro (434 milionë dollarë) për Ukrainën, duke përfshirë artileri të rëndë si dhe municione, por jo tanke Leopard, raporton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Ukraina vazhdon të ketë nevojë për mbështetje në mbrojtjen e territorit të saj”, tha në një deklaratë ministri i Mbrojtjes, Mikko Savola.
Ministria nuk zbuloi informacion më të detajuar mbi përmbajtjen e paketës, por tha se ndihma nuk përfshin tanket e prodhimit gjerman, të cilat duhet të marrin miratimin e Berlinit përpara se të dërgohen në një vend të tretë.
Kjo është paketa më e madhe e ndihmës deri më sot dhe paketa e 12-të e materialit mbrojtës të vendit nordik për Ukrainën. 11 të mëparshmet kishin një vlerë të kombinuar prej 190 milionë eurosh (rreth 205 milionë dollarë)./FolDrejt/