Kukësi ka gati një tjetër zyrtarizim. Verilindorët kanë mbyllur transferimin e sulmuesit të djathtë, Edwin Gyasi, sikurse shkruan Panorama Sport.
Gyasi, holandez 31 vjeç, së fundmi ka luajtur në Izrael me skuadrën e Beitar Jerusalem, ndërsa më parë kishte luajtur në ligën e dytë turke me Boluspor dhe Samsunspor.
Anësori i djathtë e ka nisur karrierën në Holandë, duke luajtur në elitë me skuadra si Telstar, Twente, Heracles, Roda, De Graafschap.
Gyasi është aktivizuar edhe në Norvegji me Aalesund dhe me Dallas në SHBA. /abcnews.al/