Në qytetin Semerkant të Uzbekistanit u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit lidhur me projektin për ndërtimin e pjesës hekurudhore Kinë-Kirgistan-Uzbekistan në territorin e Kirgistanit.
Në një deklaratë nga Qendra për media e Presidencës së Kirgistanit thuhet se në qytetin Semerkant që do të presë samitin e liderëve shtetërorë të vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit lidhur me projektin për ndërtimin e pjesës të rrugës hekurudhore Kinë-Kirgistan-Uzbekistan në territorin e Kirgistanit, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Bëhet e ditur se marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Transportit dhe Komunikimit të Kirgistanit, Erkinbek Osoyev, ministri i Transportit të Uzbekistanit, İlhom Mahkamov dhe ministri i Komisionit shtetëror për zhvillimin dhe reformë të Kinës, He Lifeng.
Thuhet se marrëveshja parashikon që studimet e fizibilitetit në linjën Torugart-Arpa-Makmal-Jalalabad ku do të ndërtohet rruga hekurudhore Kinë-Kirgistan-Uzbekistan të përfundojnë jo më vonë se 1 qershor 2023.
Palët do të nënshkruajnë marrëveshje trepalëshe që synon ndarjen e kostove të studimit të fizibilitetit në pjesë të barabarta mes palëve.
Falë projektit të hekurudhës Kinë-Kirgistan-Uzbekistan synohet të sigurohet qasje në tregjet e Azisë juglindore dhe perëndimore të Azisë së Mesme dhe në tregjet e Lindjes së Mesme./FolDrejt/